Nga: Labinot Buzoku
Të gjithë deputetet dhanë betimin se do te punoj në interes të Kosovës, disa para Kushtetutës e disa para flamurit kuq e zi (kombëtar) për tu angazhuar për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe te integritetit institucional të Kosovës.
Situatën në të cilën gjendet vendi është shumë kritike po që se edhe zgjidhet Presidenti i Kosovës më 23 e votave ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës neni 86 paragrafi 4, në mungesë të Opozitës qoftë të përjashtuar nga kryetari i parlamentit apo në mënyrë vullnetare mos marrja pjesë në seance në mënyrë që të pamundësohet kuorumi për zgjidhjen president Hashim Thaçi.
Situate e krijuar me protesta të vazhdueshme duke qëndruar edhe 24 orë vetëm për mos zgjidhjen e Thaçit president ia pamundëson ati që edhe sikur të zgjidhet në këtë post në mungesë të të gjithë deputetëve të Kuvendit, mosplotësimi i këtyre kushteve e bënë zgjidhjen e presidentit të pavlefshëm.
Këtë e ka konstatuar edhe Gjykata Kushtetuese me Aktgjykimin e ish presidentit Pacolli. Çdo veprim i ndërmarr nga presidenti i cili zgjidhet në mungesë të të gjithë deputetëve do të ishte konsideruar si jo i vlefshëm ( emërtimi i ambasadorëve, pranimi i letrave kredenciale, emërtimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve etj ) këtë do ta shohim sot ditë e premte se si do të zgjidhet presidenti, a do të kemi kundërshtime të opozitës dhe a do të kemi një president të pa vlefshëm.
Në tërë këtë katrahurë që është përfshi vendi ynë, duke filluar nga varfëria, kriza ekonomike e sociale, shëndetësia e mjerueshme, bujqësia e pavlefshme… ishte dashtë që këtë elitë politike ti shty të mendojnë pozitivisht për të mirën e përgjithshme e jo vetëm për të mirë e tyre dhe klaneve që i rrethojnë.
Kauza dhe patriotizmi i sotëm dallon nga patriotizmi i dikurshëm. Sot nuk është relevante të thirremi në vlera të së kaluarës, sepse të kaluarën do ta ruaj historia. Sot patriotizëm është që këtë vend ta nxirresh nga tërë këto të këqija që e kanë kaplua vendin nga njerëz të pandërgjegjshëm, sot ma shumë se kurrë Kosovës i duhet një hero i ri i cili do ti luftonte e do ti mposhte këto parregullsi shtetërore që tash e sa kohë janë bërë si kancer i pashërueshëm.