Rrëfehet Soni : Divorcin e përjetova si tragjedi

23.01.2016 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rrëfehet Soni : Divorcin e përjetova si tragjedi

Soni Malaj fillimisht la Spanjën për t’u vendosur për të jetuar në Itali me atë që tashmë quhet ish-bashkëshorti i saj, Mirko.

E më pas duke i munguar skena muzikore, vendosi të kthehej në Tiranë te familja e saj, duke u inkuadruar aty ku edhe kishte lënë karierën. Pak ditë më parë, në familjen e saj ajo përjetoi tragjedi, pasi babai i saj u nda nga jeta. Vdekja e babait e bëri akoma më të ndjeshme, duke e goditur tej mase.

Ja si shprehet ajo: “Viti i kaluar filloi mirë dhe thashë sa mirë do shkojë, pastaj filluan goditje pas goditje, derisa erdhi në goditjen finale… Kjo është jeta, do t’i përballosh. E mira është që ta përballojmë me një lloj reflektimi nga mbrapa dhe duhet të mos humbasim anën humane’’, tregon në këtë bisedë këngëtarja e njohur Soni Malaj, e cila pavarësisht asaj që i ka ndodhur, ka nisur punën për projektet që i ka lënë në gjysmë.

‘’Ne jemi në studio dhe normalisht projektet duheshin mbyllur vitin e kaluar. U shtynë për shkak të gjërave që ndodhën, se jam akoma e trishtuar. Do të dalin këtë vit. Por ajo që kam dashur prej kohësh, janë bashkëpunimet, më pëlqejnë shumë. Do të kem shumë bashkëpunime me miq të mi, do të bashkojmë rryma të ndryshme se është diçka më e këndëshme’’, shprehet Soni, e cila ka vendosur të flasë edhe për divorcin e saj me Mirkon:
‘’Ato që janë thënë, nuk janë të vërteta, e vërteta është se me Mirkon gëzojmë akoma respekt dhe miqësi, kemi një marrëdhënie shumë miqësore dhe vazhdojmë të kontribuojmë për të mirën e vajzës. Për mua ishte një tragjedi, sepse të martohesh dhe të shkosh në divorc, është një dështim shumë i madh. Për artistët lidhjet nuk janë si për personazhet e zakonshëm, ne vuajmë shumë presionin e mediave, publikut, jemi gjithë kohës në qendër të kamerave, është shumë e vështirë të mbash një lidhje. Divorci erdhi kryesisht nga kulturat e kundërta, megjithatë e rëndësishme është se pavarësisht asaj që janë munduar të abuzojnë, për njëritjetrin kemi respekt maksimal. Akoma nuk kam gjetur qetësinë shpirtëror”.

Soni-Malaj

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”