Efektetet që nxirrni nga ndryshimet e TVSH-së, nuk qëndrojnë z. Ministër

08.01.2016 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Efektetet që nxirrni nga ndryshimet e TVSH-së, nuk qëndrojnë z. Ministër

Zoti Hoti në një prononcim të tij na sugjeron ne bizneseve që para se të japim vlerësime për efektet në ekonomi të politikave fiskale është mirë të dalim në terren, të vizitojmë Klubin e Prodhuesve të Kosovës dhe të vizitojmë kompanitë që kanë marr autorizime për import të lëndës së parë pa TVSH.
Ndër të tjera z. Minsiter ri-radhite fakte bindëse, sipas tij për ndryshimet që kontribuakan në zhvillimin ekonomik të vendit!

Shkruan: Samir Krasniqi

Do të ishte mirë që së paku kur flasim për ekonomi, një lëmi shumë konkrete, të thirremi në argumente dhe mos përdorim gjuhën popullsitë siç ndodhë rëndom.
Efektet në ekonomi i ndjejnë bizneset dhe qytetaret dhe jo Ministri. prandaj bindjet e tij subjektive lidhur me efektet e reformave, nuk janë plotësisht relevante.
Bizneset nuk kanë nevojë të vizitojnë Klubin e Prodhueseve që të binden, se reformat tatimore ju sjellin atyre dobi. Përveç nëse Ministri reformat i ka bërë për një klub ose për ndonjë person të klubit që ne nuk qenkemi në dijeni!
Besoj që reformat janë për bizneset dhe konsumatorin dhe këta të dy dinë të vlerësojnë shumë mirë se çfarë kanë sjell ato, ngase jetojnë në Kosovë.
Zotëri Ministër, as unë nuk kam nevojë të vizitoj as Klubin e Prodhuesve dhe as ato firma që janë liruar nga TVSH-ja sepse drejtoj dhe përfaqësoj një biznes prodhues.
Nisur nga kjo të gjitha veprimet që ndërmerr qeveria e që prekin biznesin i ndjej sikur i ndjejnë të gjithë prodhuesit kosovarë.
Prodhuesi dhe konsumatori nuk është duke i ndjerë efektet pozitive siç i prezantoni ju!
Efektet që nxirrni nga ndryshimi i TVSH-së nuk qëndrojnë. Gabimi është në atë se si ju e pasqyroni TVSH-në.
Do të kisha kënaqësinë t’i debatonim një nga një pikat kryesore të Pakos Fiskale dhe të konstatonim së bashku disa efekte që interpretohen ndryshe nga ana teorike që e përfaqësoni ju dhe ndryshe nga ana praktike që në kë rast do e përfaqësoja unë.
Gjithnjë duke kontribuar në të mirë të përmirësimit të klimës së biznesit, forcimit të sektorit privat në veçanti prodhuesit kosovar dhe së fundmi në zhvillimin ekonomik të vendit që është synim i yni i përbashkët.

(Autori është president i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Mbi 200 milionë euro në ekonomi, frymëmarrje sociale apo inflacion i ri?

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Pis i poshtër…!

Pis i poshtër…!

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Jo kala dibrançe elektorale

Jo kala dibrançe elektorale

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!