Sabri Novosella: Padit Shoqatën e të Burgosurëve Politikë të Kosovës

E publikuar: 30/12/2015 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

GJYKATËS THEMELORE PRISHTINË
PADITËSI: Sabri Novosella nga Prishtina,
lindur më 03.05.1943 në Vushtrri,
E PADITURA: Kryesia, respektivisht kryetari i Shoqatës së të Burgosurëve
Politikë të Kosovës, z. Hydajet Hyseni nga Prishtina
Në bazë të provave materiale dhe dëshmive faktike, Sabri Maxhuni – Novosella, në cilësinë e Paditësit, për shkak të Shpifjes dhe denigrimit të personalitetit nga ana e Shoqatës së të Burgosurëve Politikë të Kosovës, në Kumtesën e lëshuar nga Kryesia e kësaj Shoqate e të nënshkruar nga kryetari i saj, z. Hydajet Hyseni, të lëshuar në dhjetor 2015, NGRITË:
PADI PËR SHPIFJE ndaj qyetarit, respektivisht anëtarit të Shoqatës së të Burgosurëve Politikë të Kosovës, z. Sabri Novosella, kundër Kryesisë së Shoqatës së të Burgosurëve Politikë të Kosovës.

A r s y e t i m
Ditë më parë, Kryesia e Shoqatës së të Burgosurëve Politikë të Kosovës me seli në Prishtinë, respektivisht Kryetari i kësaj Shoqate, z. Hydajet Hyseni, nëpërmjet një Kumtese, pas akuzave të rënda ndaj organeve të rendit, ku mes tjerash thuhet:
“… represionin policor të shoqëruar me forma të luftës speciale…”
“… harangën kundër servilëve…”
Policinë e Republikës së Kosovës, për represion e mbi të gjitha, për luftë speciale, veprimtarët (siç jam edhe unë) dhe popullin e Kosovës, për servilizëm ndaj shpëtimtarëve të popullit shqiptar Amerikës –NATO-së …


Por, në asnjë rast nuk mund të pajtohem, as unë, si ish i burgosur politik dhe veprimtar i hershëm për çështjen e atdheut, por besoj se as qyetarët e zakonshëm me kualifikimin që ua ka bërë organeve të rendit të Republikës së Kosovës duke thënë se:” Ata i shqetëson thellë prirja për shkallëzim të konfrontimit politik dhe represionit policor të shoqëruar me forma të luftës speciale, që jo vetëm zvogëlojnë dhe pamundësojnë gjasat për tejkalimin e situatës së krijuar, por dëmtojnë rëndë imazhin e Republikës së Kosovës dhe përpjekjet e saj për integrim ndërkombëtar dhe evroatlantik”.
Sikur t’i potenconte, para se ta bënte këtë vlerësim, veprimet kundërligjore të anëtarëve, respektivisht të deputetëve të opozitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që ishin veprime jo vetëm të kundërligjshme por edhe të turpshme, që nuk lënin hapësirë në ansjë moment për një kuvendim të mirëfilltë në logun e Kuvendit siç kanë vepruar edhe në kohërat e lashta burrat e këtij dheu. Kryesia e Shoqatës, respektivisht kryetari i kësaj Shoqate nuk i kritikon në asnjë rast as veprimet e huliganëve të rrugës që insistonin ta zbatonin vetë ligjin duke i sulmuar brutalisht institucionet e Republikës së Kosovës që me aq mund po mundohemi t’i ngrisim në këmbët ë veta.
Përveç konfrontimeve verbale lidhur me qëndrimin tim ndaj miqëve euro-amerikan që mua më qesin në terrenin e një servili ndaj Amerikës, unë si qyetar lojal i këtij vendi e kam ndierë veten të fyerë rëndë për kualifikimet që ua bënë organeve të rendit e që vërtetë janë shpifje të rënda sepse unë asnjëherë në jetën time nuk e kam lozur rolin e servilit, por në këtë rast, e pranojë se shumë herë u kam shprehur mirënjohje të thellë miqëve tanë euro-amerikanë e veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin e dhënë në çlirimin dhe shtetndërtimin e atdheut tim. Për këtë kontribut do u jem mirënjohës deri në vdekje sepse euro-amerikanët ishin ata që na shpëtuan nga zhdukja fizike prej faqes së dheut.
Dhe nuk mund ta kuptojë në asnjë rast se si është e mundur që më shumë ta pengojë Kryesinë e kësaj Shoqate, respektivisht kryetarin e saj, mirënjohja ndaj euro-amerikanëve për atë ç’ kanë bërë për Kosovën se sa ta zëmë solidarizimi i protestuesëve, me demonstruesit e Podgoricës, të nxitur nga elementi serbo-sllavo-rus.
Duke e ndierë veten të fyerë edhe si qytetar lojal i Republikës së Kosovës, por edhe si anëtar i Shoqatës së të Burgosurëve Politikë të Kosovë nga shpifjet e plasuara nëpërmjetë kësaj Kumtese kundër meje personalisht por edhe kundër Policisë së Kosovës, unë kërkoj nga Gjykata Themelore e Prishtinës që ta dënojëKryesinë e Shoqatës së të Burgosurëve Politikë të Kosovës, respektivisht kryetarin e kësaj Shoqate, z. Hydajet Hyseni.

PADITËSI: Sabri Novosella