Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, ka thënë se koleget e saj, deputetet gra nga opozita, sot u kanë dhënë shembull të keq fëmijëve edhe përmes ekranit.
“Vetem nje veprim te sotit ne kete Kuvend, nuk mundem ta justifikoje, koleget e mia gra nga opozita dhe shembulli i keq i atakut fizik nga to! Cfare shembulli iu dhanë femijeve te tyre permes ekranit, edhe gjithe femijeve tjere ne vend sot?
Shembulli i mire dhe i keq mirret edhe ne detajet e vogla! Debati qe keta kane kerkuar nuk qenka mendu si zgjidhje por si prodhim i nje krize te re!
Kush po don nje krize shtese në kete vend? Debati do te duhej te prodhonte nje alternative per cdo mosmarreveshje, por koleget e mi opozitare duan krize, apo duan zgjedhje?
Do ta kuptonim nese keta ulen aty ku populli ua dha mandatin, ne ulese te parlamentit, me pc perpara apo lapsa, jo me ve e me ngjyra sepse jane te zgjedhur te popullit! Duam edhe ne debat, do te duhej te ndodhte kjo tani, asesi keto pamje!”, ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook deputetja Izmaku.