Suzy Favor Hamilton është një ish-atlete e njohur amerikane, që ka garuar në Lojrat Olimpike 1992, 1996 dhe 2000, por që atëherë jeta e saj ka marrë një rrjedhë të pabesueshme. Në vitin 2012 u diagnostikua me depresion dhe çrregullime psikologjike dhe ndërroi mënyrë jetese, duke punuar si eskort (prostitutë luksi, shoqëruese e të pasurve në Las Vegas.
Nevoja për të shitur trupin e saj vinte nga nevoja për seks që i shkaktonte problemi i saj mendor, edhe pse ka qenë e martuar dhe me një vajzë që tani është 10 vjeç.
Pasi është bërë publike historia e saj, Suzi ka braktisur karrierën e re dhe ka rrëfyer gjithçka në një libër, “Vajzë e shpejtë: një jetë duke u arratisur nga çmenduria”./sportal/