Tahiri në Budvë kërkon nga BE të shpërblehet Kosova për dialogun me Serbinë

16.09.2015 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tahiri në Budvë kërkon nga BE të shpërblehet Kosova për dialogun me Serbinë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Institutit Aspen nga Berlini të organizuar bashkë me Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi, në Budvë. Temë qendrore e konferencës është bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor në aspektet politike, ekonomike dhe sigurisë, ku pjesëmarrës janë qeveritarë, politikanë dhe ekspertë nga vendet e rajonit dhe nga Gjermania, SHBA, Austria etj.

Në fjalën e saj, Tahiri ndër tjerash theksoi se progresi në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor është i lidhur ngushtë me progresin në marrëdhëniet ndërfqinjësore mes vendeve dhe progresin në integrimin në Bashkimin Evropian.

“Çështjet e hapura në rajon janë më tepër të lidhura me raportet fqinjësore mes vendeve dhe të kuptuarit e qartë se fqinjësia e mirë mes shteteve ndërtohet përmes bashkëpunimit dhe ndërprerjes së praktikave të ndërhyrjes te njëra tjetra, që janë kushte themelore në raportet bilaterale”, ka thënë Tahiri.

Ajo përmendi shembullin e dialogut të Brukselit si një proces që po ndihmon për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal, mirëpo potencoi se zbatimi i marrëveshjeve nënkupton ndaljen e ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë dhe jo vazhdimin e saj përmes strukturave paralele komunale.

“Serbia në një anë thotë se po zbaton marrëveshjet e Brukselit dhe në anën tjetër vazhdon të përkrah strukturat paralele komunale në Kosovë”, theksoi Tahiri. Ajo po ashtu kërkoi që Bashkimi Evropian të njeh rezultatet e Kosovës në Dialogun e Brukselit dhe të vendos sa më parë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministrja Tahiri po ashtu theksoi se procesi i Berlinit është bërë një faktor i rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal në planin ekonomik dhe infrastrukturor, duke marrë parasysh nevojat prioritare për zhvillim ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës në gjithë vendet e rajonit.

Gjatë punimeve të kësaj konference, ministrja Edita Tahiri zhvilloi takime bilaterale me përfaqësuesin e Qeverisë gjermane Ernst Reichel, Emisar Special për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA-s, Drejtor për Ballkanin dhe me përfaqësuesin e Qeverisë amerikane, Jan Campbell, Zëvendës Drejtor për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të shtetit.

Në këto takime, ajo kërkoi përkrahje për shpejtimin e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe rritjen e njohjeve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart