KAF Group JSC është organizatë me përgjegjësi të kufizuar e cila është themeluar nga aksionarë në Prishtinë-Kosovë, me zyrë në qendër të Prishtinës.
Klientela jonë përfshin biznese të llojeve të ndryshme (të shumëllojshme) siç janë: ndërtimet, distribuimi, kujdesi shëndetësor, importi dhe eksporti, prodhimi, profesionale, tregtia (shitje me pakicë), restorantet, vendshërbimet dhe shitjet me shumicë. KAF gjithashtu bashkëpunon me organizatat jo fitimprurëse dhe shkollat private. KAF ofron ekspertë që e kuptojnë kompleksitetin e ligjeve, rregulloreve. standardeve të kontabilitetit dhe kërkesave të ndryshme që ndikojnë në shumë biznese.
Premtimi kryesor për klientët e saj është ngritja e produktivitetit të bizneseve të tyre, duke u ndihmuar të kuptojnë përfitimet që u sjellin shfrytëzimi i shërbimeve tona. Kompania ofron shërbime dhe angazhohet për një bashkëpunim afatgjatë me klientët. Duke ndërlidhur njohuritë kompanisë për bizneset, me aftësitë e specializuara në kontabilitet, analiza financiare, vlerësime dhe konsultime të bizneseve, taksave, klientët e KAF janë më afër njohurive të nevojshme personale dhe individuale, si dhe këshillave që u nevojiten për të qenë të suksesshëm.
KAF Group JSC, ofron këto shërbime:
Shërbimet e kontabilitetit
KAF ju siguron se sistemi i juaj i kontabilitetit paraqet saktësisht situatën tuaj aktuale, në mënyrë që ju të mund të fokusoheni në biznesin tuaj në vend që të merreni me librat. Fillimi i mbajtjes së librave të llogarive mund të komplikohet varësisht nga madhësia e biznesit dhe numri i transaksioneve.
Nëse mendoni se nuk mund t’i mbani nën kontroll librat e juaja të llogaritjeve, atëherë kërkoni ndihmën tonë. Ne do të menaxhojmë financat e biznesit tuaj dhe do të ju mbajmë në drejtimin e duhur.
Shërbimet Fiskale
Shërbimet fiskale kanë për qëllim dhënien e sigurisë të arsyeshme mbi saktësinë e transaksioneve të kryera në kuadër të legjislacionit fiskal dhe marrjen e masave parandaluese kundër shkeljes se ligjeve fiskale te cilat administrohen nga Administrata Tatimore e Kosoves dhe shmangien e pasojave serioze te cilat mund te vijnë nga kontrollet e mëvonshme nga inspektoret tatimor.
Shërbimet e auditimit
KAF Group JSC, ka një rol kyç ne procesin e raportimit financiar si një mundësi për te garantuar besueshmërinë e informacionit te bere publik nga kompania, me qellim qe përdoruesit e brendshëm dhe te jashtëm te kenë një siguri te mjaftueshme gjate marrjes se vendimit.
Shërbimet e konsulencës
“Shërbime konsulente profesionale për procedurën ligjore të falimentimit të bizneseve”
Shërbimet profesionale bazohen në legjislacionin në fuqi për aplikimin e procedurave për falimentimin e bizneseve për shkak të paaftësisë paguese, për mënyrat e falimentimit, mundësitë e riorganizimit të biznesit dhe procesin e likuidimit.
Konsulence për tatime, regjistrimin e bizneseve, përzgjedhja e llojit te biznesit, përzgjedhja e softuerit te kontabilitetit, konsulence ne përzgjedhjen e punëtoreve për kontabilitet dhe intervistimi i aplikanteve, konsulence ne krijimin e programeve softuerike te kontabilitetit, nëse keni dyshime ne librat e kontabilitetit ne ju ofrojmë një rishikim nga fillimi, nëse jeni dënuar nga Administrata Tatimore dhe mendoni se është e padrejte atëherë ne ju ofrojmë përgatitjen e lendes për ankese dhe rishikimin e dokumentacionit.
Shërbimet e personelit
Përpilimi i kontratave te punës, deklarimi i kontributeve, deklarimi i tatimit ne page ne baze mujore, Mbledhja dhe rishikimi i evidencave qe lidhen me pagat e punonjësve Përgatitja e evidencave te pagës bruto dhe pagës neto mbështetur ne legjislacionin dhe standardet lokale
Përgatitja e instruksioneve te pagesave te pagës neto, dhe tatimit mbi te ardhurat mbështetur ne legjislacionin ne fuqi.
KAF Group JSC
Tel/Fax: +381 (0) 38 550 608
Mobil: +377 (0) 44 226 940
Email: [email protected]
Facebook: Kontabilitet, Auditim dhe Financa
Lokacioni
Ulpianë, C2, H-III, Nr.6
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Prishtinë, Republila e Kosovës