Një Ekip Menaxhues i përbërë nga ekipet e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe me lehëtsim të Bashkimit Evropian do të hartojnë Statutitn e Asociacionit të Komunave Serbe.
TribunaChannel mëson se ekziston një draft-statut si njëri prej dokumenteve themelore të Asociacionit të Komunave Serbe.
Sipas marrëveshjes për Asociacionin, në statut parashihet edhe selia e Asociacionit, e që sipas burimit që ka parë draft-statutin është përfolur nga drejtuesit e komunave serbe se selia e do të jetë në Komunën e Graçanicës.
Përvec kësaj, thotë se është përfolur që në krye të Asociacionit do të jetë kryetari i Gracanicës, Vlladeta Kostiq.
Jetmir Bakija nga shoqëria civile thotë se sipas marrëveshjes në krye të Asociacionit aktualisht nuk mund të jetë ish-ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, me këtë përbërje në krye të komunave.
Sipas marrëveshjes presidentin dhe zëvendëspresidentin do t’i zgjedh kuvendi në mesin e anëtarëve të kuvendeve komunale pjesëmarrëse dhe kryetarëve të komunave të tyre.
Ekipin Menaxhues, TribunaChannel mëson se e përbën Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariç, zëvendësi i tij, Bajram Gecaj, Valon Murtezaj, këshilltar politik i kyreministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dy perfaqësues të ekipit nga Beogradi dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Për më shumë ndiqeni kroniken e përgatitur nga Tribuna Channel.