Kryediplomati serb ka thënë se ka pasur një bisedë të mirë me Ministrin e Jashtëm të Meksikës, Hoze Antonio Meade Kuriben, dhe ky vend nuk do të ndryshojë qëndrimin rreth çështjes së pavarësisë së Kosovës.
Dacic ka thënë se i ka arritur objektivat gjatë vizitës në Meksikë,
“Qëllimi i vizitës është përmbushur, pra forcimi i marrëdhënieve me vendet që kanë qëndrim miqësor ndaj Serbisë dhe çështjes sonë më të rëndë, siç është Kosova”, ka thënë ai.
Sipas tij ai ka marrë zotimet e Meksikës, Argjentinës, Trinidadit dhe Tobagos, Guatemalës dhe Xhamajkës se nuk do të njohin Kosovën. Po ashtu ato do të jenë edhe kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.

















