Pika kufitare “Merdare” që lidh Kosovën me Serbinë është bllokuar nga kolonat e gjata që janë krijuar në mbrëmjen e sotme.
Fatmir Misini një qytetarë i Kosovës i cili është duke udhëtuar për në Zvicër nga Serbia, bënë me dije se ka dy orë që është duke pritur në kufi dhe nuk është duke lëvizur fare nga Kolona.
Ai, për KosovaPress tregon se për 2 orë ka lëvizur me veturën e tij vetëm për 1 kilometër dhe se është rreth 4 kilometra larg kufirit.
Përveç kësaj Misini thotë se edhe pas veturës së tij janë krijuar kolonat deri në 3 kilometra, që në llogaritje i bie të jenë krijuar kolona deri në 7 kilometra.
Ky qytetar përmes mediave po u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që janë nisur për në këtë pikë kalimi kufitar, që të marrin rrugë tjetër.
Më poshtë shihni disa fotografi dhe një video të shkurtë.
https://