EULEX’it i mbesin edhe 10 muaj në Kosovë, Meucci dhe Mustafa bisedojnë për fundin e misionit

E publikuar: 18/08/2015 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Misionit EULEX Gabriele Meucci dhe kryeministri Isa Mustafa u takuan sot për të diskutuar lidhur me përgatitjet dhe gatishmërinë e Qeverisë për përfundimin e mandatit të EULEX-it në qershor 2016
Në njoftimin e misionit të BE-së rreth këtij takimi theksohet se EULEX-i i gëzohet vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me kryeministrin dhe autoritetet e Kosovës për ta siguruar plotësimin e standardeve dhe arritjen e përparimit të fuqishëm gjatë 10 muajve të fundit të mandatit të tij.