5G po vjen…ja çfarë duhet të dini

23.02.2016 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

5G po vjen…ja çfarë duhet të dini Që prej lindjes së lidhjes së parë të internetit, ky i fundit ka ardhur gjithnjë duke u bërë më i shpejtë. Kështu, vetëm në Shtetet e Bashkuara, shpejtësia e internetit është dyfishuar çdo vit që nga 2007 e këtej dhe këtu nuk bën përjashtim as ai i telefonit.

Ajo që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën aktualisht është teknologjia 4G, 10 herë më e shpejtë se paraardhësja e saj, 3G. Megjithatë, puna për 5G ka nisur prej kohësh dhe njëra prej kompanive më aktive në këtë sektor është Huawei.

Së fundmi, kjo kompani dhe TeliaSonera në Norvegji njoftuan partneritetin për të siguruar mbulim 4.5G në Oslo dhe rezultati është që sot, kryeqyteti norvegjez ka internetin më të shpejtë në botë.
Por sërish oreksi i dy kompanive për të zhvilluar më tej këtë teknologji nuk është shteruar. Ato po punojnë për teknologjinë 5G dhe nuk janë të vetmet në këtë treg.

Por çfarë kërkohet dhe çfarë ndryshon 5G? Ja pesë gjëra kryesore që duhet të dini për këtë:

1 – Do të çlironte atë që njihet si “interneti i sendeve” (IoT). Shumë pajisje teknologjike të përditshmërisë sonë kërkojnë internet, por lëvizshmëria e tyre është e kufizuar në zona ku ofrohet një shërbim i shpejtë. Nëse do të kemi një mbulim 5G, atëherë do të shembeshin këto kufizime.

“5G nuk do të ndalet vetëm në komunikimin mes njerëzve, por do të aktivizojë edhe lidhjen mes njerëzve dhe pajisjeve teknologjike në distancë, por edhe mes vetë pajisjeve”, deklaronte në 2014 drejtori ekzekutiv i Huawei, Eric Xu.

Shembulli më tipik për nevojën e kësaj teknologjie janë projektet për makinat pa shofer, që vetëdrejtohen.

2 – 5G kërkon një investim të konsiderueshëm. Ngritja e një rrjeti të tërë celular nuk bëhet falas dhe as përmirësimi i tij, që sërish kërkon shuma të mëdha parashë. Qeveria koreano-jugore ka përllogaritur se duhen rreth 1.5 miliardë dollarë për të mbuluar vendin me 5G.

3 – Përfitimet ekonomike nuk janë të pakta. Një studim i fundit mbi ekonomitë e Britanisë së Madhe, Hungarisë, Italisë dhe Suedisë del në përfundimin se rritja e kapacitetit për shkarkimet nga interneti dhe përmirësimi i shpejtësisë së internetit duke përdorur 5G, mund të rrisë me 2.7 miliardë euro deri në 2028 fuqinë e këtyre ekonomive…dhe kjo shifër është e përmbajtur.

4 – Do të jetë një nevojë, jo luks. Përdorimi i internetit po rritet me ritme marramendëse dhe nëse nuk kalohet në 5G brenda pak vitesh, atëherë rrjeti mund të futet në kolaps. Huawei përllogarit se 5G mund të përballojë deri në 1 milionë lidhje për metër/katrorë, që është rreth 100 herë më shumë nga sa mund të mbajë 4G për të njëjtin territor.

5 – Do të na çlirojë nga varësia Wi-Fi. Me 3G duhen afërsisht 70 minuta për të shkarkuar një material 8 GB, ndaj të gjithë u drejtohen lidhjeve Wi-Fi për këtë pikë. Por, nëse do të kishit në telefonin tuaj internet 5G, i njëjti material do të shkarkohej për vetëm 6 sekonda.

/ Top Channel /

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Sot fillon sistemi i pagesave të menjëhershme, tani të gjitha transfertat kombëtare kryhen në çast

Sot fillon sistemi i pagesave të menjëhershme, tani të gjitha transfertat kombëtare kryhen në çast

Apple pritet të prezantojë disa produkte të reja në shkurt ose mars 2027

Apple pritet të prezantojë disa produkte të reja në shkurt ose mars 2027

Probleme me shërbimet e Apple në SHBA, mijëra përdorues raportojnë ndërprerje të App Store, iCloud dhe Apple Pay

Probleme me shërbimet e Apple në SHBA, mijëra përdorues raportojnë ndërprerje të App Store, iCloud dhe Apple Pay

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

Dogana ndalon 121 telefona celularë të kontrabanduar në një subjekt afarist, ja ku i fshihte telefonat e paligjshëm

Dogana ndalon 121 telefona celularë të kontrabanduar në një subjekt afarist, ja ku i fshihte telefonat e paligjshëm

IPK gjen mangësi serioze në ekzekutimin e urdhëresave të gjykatave në 13 stacione policore

IPK gjen mangësi serioze në ekzekutimin e urdhëresave të gjykatave në 13 stacione policore

Meta gjobitet me 25 miliardë dollarë për ‘gënjeshtra’ mbi privatësinë e të dhënave të përdoruesve

Meta gjobitet me 25 miliardë dollarë për ‘gënjeshtra’ mbi privatësinë e të dhënave të përdoruesve

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Apple shkurton porositë për iPhone 18 Pro

Apple shkurton porositë për iPhone 18 Pro

Komuna e Podujevës blen pelet me negocim, nga 252 mijë euro, kontrata rritet në 312 mijë euro

Komuna e Podujevës blen pelet me negocim, nga 252 mijë euro, kontrata rritet në 312 mijë euro

14 ditë pasi premtoi rrënimin e ndërtimeve pa leje, komuna e Faton Pecit legalizoi mbi 2 mijë m² ndërtim dhe penthouse-in e ndërtuar kundërligjshëm nga BTP Construction

14 ditë pasi premtoi rrënimin e ndërtimeve pa leje, komuna e Faton Pecit legalizoi mbi 2 mijë m² ndërtim dhe penthouse-in e ndërtuar kundërligjshëm nga BTP Construction

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit