Sport

10 emrat në garë për “Këpucën e Artë”

09.06.2016 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
10 emrat në garë për “Këpucën e Artë”

Euro 2016 jo më kot konsiderohet edhe si vitrina e futbollit elitar të planetit. Disa nga emrat më të lakuar të këtij sporti do të zbresin në fushë për të treguar klasin. Përveç titullit kampion, në lojtarët janë në garë edhe për një tjetër trofe prestigjoz, Këpucën e Artë. Ishte Fernando Torres ai që në vitin 2012 e përvetësoi këtë trofe. Edhe pse ai kishte shënuar 3 gola, po aq sa Mario Mandzukic, Mario Gomez, Mario Balotelli, Cristiano Ronaldo e Alan Dzagoev, spanjolli u vlerësua më i miri nga të gjithë në bazë të minutave që u aktivizua dhe asisteve që ai dha. Por kush janë emrat më të lakuar të këtij edicioni? 10 prej tyre janë veuar si më të mundshmit për të pasuar Fernando Torres.

Cristiano Ronaldo është favoriti më i madh. 51 gola në 48 ndeshje me Realin e Madridit këtë sezon dhe suksesi në Champions League e ngjisin portugezin në majën e preferencave. Nuk gëzon formën optimale, por një lojtar i tillë bën diferencën në fushë edhe në 50 % të formës së tij.

Një tjetër sulmues i kuotuar është edhe Thomas Muller. 32 gola në 49 ndeshje me Bayernin e Mynhut. 26-vjeçari fitoi kupën dhe kampionatin. Ai ka shansin e artë për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i europianit pasi mbështetet edhe nga një skuadër e talentuar.
Antoine Griezmann. Ai është njeriu tek i cili janë varur të gjitha shpresat e Francës. Lider te Atletico Madrid, Griezmann shpreson të shkëlqejë edhe me gjelat që në fazën sulmues po hasin vështirësi të mëdha.

Robert Leëandoëski. Me 42 gola në 51 ndeshje, shtatlarti polak fitoi Këpucën e Artë të Gjermanisë, por misioni me Kombëtaren mbetet i vështirë pasi Polonia nuk ka një grup yjesh që mund ta shtyjnë sulmuesin drejt portës në vazhdimësi. Leëandoëski duhet të shfrytëzojë në maksimum çdo rast.

Olivier Giroud. Francezi i Arsenalit nuk shihet si favorit në këtë garë. 15 ndeshje pa gjetur rrugën e rrjetës në Angli, gjithsesi mbështetja e Payet dhe Pogba mund ta ndihmojnë që ai të shpërthejë përfundimisht në europianin e shtëpisë.

Harry Kane. Shpresa më e madhe e Anglisë. Sulmuesi i Tottenham e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë dhe është zgjedhja e padiskutueshme e Roy Hodgson në sulm. Do të luftojë si i barabartë me më të mirët e kontinentit sepse klasi dhe cilësia nuk i mungojnë.

Zlatan Ibrahimovic. Shtatlarti suedez ende pa një skuadër për sezonin e ardhshëm shënoi 50 gola me Paris Saint Germain vetëm në sezonin e fundit. Gjithsesi, Suedia bën pjesë në Grupin e Ferrit bashkë me Belgjikën, Italinë e Irlandën dhe ky fakt mund ta pengojë për të realizuar objektivin.

Gareth Bale. Nga të gjithë pretendentët, uellsiani ka në dispozicion ndoshta kombëtaren më të dobët. Edhe pse triumfoi në finalen e Chamions League dhe zhvilloi një sezon deri diku pozitiv me Realin e Madridit, Bale duhet të punojë shumë për të fituar kurorën mbretërore të europianit.

Dimitri Payet. Nje emër deri diku i panjohur por të gjithë ata që stërviten me të e dinë shumë mirë se ai është e ardhmja e Francës. Goli spektakolar kundër Kamerunit e konfirmoi një lojtar të klasit botëror pasi goditjet e tij të dënimit janë vrasëtare për kundërshtarët.

Artem Dzyuba. Rusi me 8 gola të shënuar në fushatën eliminatore ka arritur të shkëlqejë edhe me Zenitin në kampionatin vendas. 23 gola në 43 ndeshje për bomberin rus i cili mbetet emri më pak i kuotuar në këtë garë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari