Rrëfehen prostitutat online: I gënjenim familjarët, mora dhe motrën në punë

09.09.2017 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rrëfehen prostitutat online: I gënjenim familjarët, mora dhe motrën në punë

Presidenti Rossen Plevneliev, përfaqësues special i Universitetit Amerikan në Bullgari Pesë vajzat e ndaluara të mërkurën si pjesë e një rrjetit të prostitucionit virtual janë zbërthyer para hetuesve.

“ABC News” ka mësuar deklarimet e dhëna prej tyre, ku kanë rrëfyer se si janë rekrutuar nga një studio shërbimi seksi online në Tirane. “Familjarëve u thonim që punojnë më call-center”, kanë pohuar ato.

Një shtetas britanik ka qenë personi që paguante më shumë për të pasur shërbime seksi online nga Tirana. Ai ishte klienti i rregullt i një prej pesë vajzave të ndaluara pak ditë më parë në kryeqytet. Ato po hetohen aktualisht në gjendje të lirë, si pjesë e një rrjeti të prostituionit virtual.

“Ai ishte një njeri tejet i vetmuar. Më kontaktonte shpesh dhe kërkonte të qëndronte gjatë në linjë. Kërkonte t’i flisja me fjalë të pista dhe të bëja veprime të ndryshme seksuale për të”. Këtë ka dëshmuar para hetuesve e preferuara e britanikut, fitimi i të cilës në muaj ka shkuar deri në 4 milionë lekë të vjetër.

“ABC News” ka mësuar se gjatë deklarimeve paraprake prostitutat virtuale kanë rrëfyer me detaje mënyrën se si ishin rekrtutuar dhe bërë pjese e faqeve me pullë të kuqe në internet.

“Ishte një shoqe, që ma propozoi këtë punë. Nuk e dija saktësisht se ç’do bëja. Më tha: Hajde se do të fitosh mirë. Unë kisha nevojë për para”, ka rrëfyer një prej vajzave. Në këtë lloj prostitucioni vajzat nuk rekrutonin vetëm shoqet, por historia duket se shkon më tej kur motra e madhe rekruton më të voglën për të kënaqur epshet seksuale të klientëve virtualë.

Nga dëshmitë e të rejave, kryesisht studente, ka rezultuar se pasi shkonin në studion e 33 vjeçares së lënë në “arrest shtëpie”, Dafina Tresa, ishte kjo e fundit që merrte situatën në dorë.

“Ishte ajo që na hapte një llogari në faqen “Adult Work” me një pseudonim, numrin e llogarisë, ku klientët paguanin me kartë dhe na tregonte se ç ‘duhet të bënim’.

Një nga pikëtakimet e dëshmive të vajzave ka qenë argumenti se si e maskonin punën e tyre tek familjarët. “U kemi thënë që punojmë në call-center dhe që flisnim me të huaj”

Prokuroria e Tiranës ka dyshime se studioja e zbuluar është vetëm një nga shumë të tjera të këtij lloji në Tiranë.

Operacioni policor i koduar “Chat line 3” u finalizua të mërkurën nga Policia e Tiranës. Tresa dhe bashkëpunëtori i saj, Artur Bakalli po hetohen për akuzën e “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “shfrytëzim të prostitucionit”.

Në shtëpi me qira të përshtatur si studio erotike, policia sekuestroi 9 kompjutera me kamera për komunikim video-online, dy lap-top dhe 16 lodra plastike seksi. /albeu.com/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Procesorët e rinj rrisin performancën e telefonëve me 60%

Procesorët e rinj rrisin performancën e telefonëve me 60%

AMD prezanton një procesor më të fuqishëm se Core i9-9920X dhe me gjysmën e çmimit

AMD prezanton një procesor më të fuqishëm se Core i9-9920X dhe me gjysmën e çmimit

Një mashtrim i ri me Bitcoin infekton kompjuterët me ransomware dhe trojanë

Një mashtrim i ri me Bitcoin infekton kompjuterët me ransomware dhe trojanë

Milan mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, kualifikohen Atalanta e Inter

Milan mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, kualifikohen Atalanta e Inter

Intel zbulon procesorin me të gjitha bërthamat me frekuencë 5Ghz

Intel zbulon procesorin me të gjitha bërthamat me frekuencë 5Ghz

Ja vendet ku telefonët Huawei preferohen më së shumti

Ja vendet ku telefonët Huawei preferohen më së shumti

Operatori i madh celular në SHBA pranon pagesat e faturave në Bitcoin

Operatori i madh celular në SHBA pranon pagesat e faturave në Bitcoin

Huaweit i ndalohet përdorimi i kartave SD dhe microSD

Huaweit i ndalohet përdorimi i kartave SD dhe microSD

Operatorët japin 6 miliardë euro për frekuencat 5G në Gjermani

Operatorët japin 6 miliardë euro për frekuencat 5G në Gjermani

Pompeo lumë akuzash ndaj Huawei

Pompeo lumë akuzash ndaj Huawei

Facebook do të lançojë kriptomonedhën në 2020-ën

Facebook do të lançojë kriptomonedhën në 2020-ën

Google Duo me video telefonata me 8 persona njëherazi

Google Duo me video telefonata me 8 persona njëherazi

“Deepfake” po bëhen më të lehta për tu krijuar

“Deepfake” po bëhen më të lehta për tu krijuar

Instagram bën ndryshimin e madh në IGTV

Instagram bën ndryshimin e madh në IGTV

Julian Assange përballet me 17 akuza kriminale në SHBA

Julian Assange përballet me 17 akuza kriminale në SHBA

Kina zbulon trenin më të shpejtë në botë

Kina zbulon trenin më të shpejtë në botë