Ramos: Vuajtëm kundër Bayernit, por jemi skuadër më e mirë

E publikuar: 02/05/2018 03:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sergio Ramos ka thënë se Real Madridi ka vuajtur shumë ndaj Bayern Munichut, por tashmë janë në finale të Ligës së Kampionëve për herë të tretë radhazi.

Kjo fal fitores të marr në Gjermani me rezultat 2-1, pasi në shtëpi barazuan 2-2 dhe atë falë ndihmës së portierit Sven Ulreich, i cili bëri një gabim trashanik.

“Bayerni janë skuadër e madhe dhe këtë e kanë treguar për shumë vite se janë kundërshtarë i vështirë”.

“Ata kishin më shumë posedimin e topit, por nëse e shikojmë në dy ndeshje ne ishim më të mirë”.

“Duhet të shkojmë në finale tashmë: ne duhet të besojmë. ADN-ja e Realit është kjo dhe ne duhet të përgatitemi për finalen”, ka thënë Ramos.

Real Madridi ka fituar me rezultate të përgjithshëm 4-3 kundër Bayern Munich.

Me të njëjtin rezultat kishin fituar edhe ndaj Juventusit në çerekfinale. /Telegrafi/