Qeni i ngathtë provoi ta kalonte rrethojën, megjithëse një pjesë ishte e hapur (Video)

E publikuar: 19/09/2018 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tucker është qeni i ngathtë që jeton në një shtëpi në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, që mendonte se ka ngecur prapa rrethojës.

Derisa mbante lartë këmbët e përparme, qeni njëvjeçar lehte dhe përgjërohej te pronarja për të dalë jashtë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse një pjesë ishte e hapur, ai nuk e vërente atë pjesë derisa aty nuk kaloi një qen tjetër dhe ai e bëri ‘zbulimin’ e madh.

“Nuk është aq i zgjuar, por bënë gjithnjë të qeshim”, ka shkruar pronarja për kafshën e saj shtëpiake. /Telegrafi/