Qeveria miraton pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar

E publikuar: 08/05/2024 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka miratuar pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me miratimin e tyre, ndërtohet një infrastrukturë e nevojshme për funksionimin e këtij institucioni.

“Përmes këtij ligji me qëllim të fuqizimit të institucioneve të sigurisë e kemi funksionalizuar Agjencinë për informacionin e klasifikuar me rregullore që rrjedhin si obligim nga ligji,  po ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e këtij institucioni”, ka thënë ai,raporton Ekonomia Online.

Rregulloret e miratuara:

Projekt-rregullores për Procedurat e Verifikimit e Sigurisë së Personelit dhe Procedurën e Ankesës,

Projekt-rregullores për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar në Fushën Industriale,

Projekt-rregullores për Sigurinë Fizike të Informacionit të Klasifikuar,

Projekt-rregullores për Administrimin e Informacionit të Klasifikuar dhe Themelimin e Njësisë së Informacionit të Klasifikuar, dhe

Projekt-rregullores për Klasifikimin, Ndryshimin e Statusit të Klasifikimit, Asgjësimin dhe Shkatërrimin e Informacionit të Klasifikuar.