![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2024/05/441184377_980850930066113_783900157058404397_n-850x567-compressed-630x400.jpg)
residentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot në SHBA, guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott.
Me të, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, dhe fushave të tjera me interes të përbashkët të të dyja vendeve.
”Kënaqësi që takova guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.
Teksasi është bërë shtëpi e dytë për bashkatdhetarët tanë nga Kosova, duke ju ofruar perspektivë, kushte për jetë cilësore dhe biznes produktiv.
E falënderoj guvernatorin për Vendimin që ma dorëzoi sot nëpërmjet të cilit nderohet dhe shënohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë sonë, në Teksas”.