Mutacionet e tumoreve përcaktojnë suksesin e imunoterapisë

E publikuar: 09/03/2019 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këto hulumtime mund të ndikojnë pozitivisht për pacientët të cilët vuajnë nga Glioblastoma – një lloj i tumorit të trurit. Ndonëse duhet ende një miratim i bazuar në studime klinikale, prezenca e mutacioneve të cilat aktivizojnë kinazën, kontribuon në shërimin e këtij tumori me anë të imunoterapisë PD-1. 

Megjithëse këto mutacione janë shumë të rralla në këtë lloj tumori, aplikimi i imunoterapisë PD-1 tek ata pak pacientë që kanë këtë mutacion do të rezultonte i suksesshëm – shkruan NatureMedicine , transmeton Gazeta Express.

Përdorimi i imunoterapisë tek rastet e personave që vuajnë nga melanoma dhe tumori në fshikëz urinar rezulton shumë i suksesshëm. Ndërkohë glioblastoma është më e vështirë për tu trajtuar, dhe jo shumë trajtime kanë rezultuar të suksesshme.

Prania e një mutacioni të tillë detektohet me anë të një mostre të këtij tumori, dhe vëzhgimit të kodit gjenetik të tij.

Studimi u bë me disa pacientë të cilët ishin diagnostikuar me këtë lloj tumori dhe tek ta është aplikuar imunoterapia PD-1, dhe gjatë hulumtimeve u vërejt se personat të cilët kishin këtë mutacion reagonin më mirë ndaj imunoterapisë, sesa ata të cilët nuk bartnin këtë mutacion. Shkencëtarët nuk janë të sigurt mbi mekanizmat dhe parametrat të cilët ndikojnë në dhënien e rezultatit për shërim të këtij lloj tumori.

Ajo çfarë ne do të bëjmë në spitalet tona me pacientët të cilët vuajnë nga Glioblastoma dhe bartin këtë mutacion, është trajtimi i tyre me imunoterapinë PD-1. /Gazeta Express/

Përktheu: Endrina Ramabaja/ Gazeta Express