Dialogu Kosovë-Serbi – Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak

E publikuar: 08/05/2024 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka njoftuar për diskutime të rëndësishme me Zëvendës Ndihmës Sekretarin, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e BE-së Miroslav Lajçak, për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë në Dialog.

O’Brien tha se SHBA e mbështet fuqishëm Dialogun Kosovë-Serbi, si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive mes dy vendeve.

“Diskutime të rëndësishme me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e BE-së Miroslav Lajcak sot. Ne koordinuam strategjitë për të çuar Kosovën dhe Serbinë përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. SHBA-ja mbështet fuqishëm Dialogun si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive.” – shkroi ai.