VLEN-i e “Fronti Evropian” shpallin fitoren në Tetovë

E publikuar: 08/05/2024 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koalicioni VLEN ka nisur festën e fitores në komunën e Tetovës.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se simpatizantët e VLEN-it po festojnë me fishekzjarre e brohoritma para shtabit të kësaj partie.

Festa e VLEN-it po bëhet për zgjedhjet parlamentare, e ku sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Njësinë 6, ku bën pjesë edhe Tetova po prin “Fronti Evropian” me 40.63 për qind, ndërsa koalicioni VLEN deri më tani ka 36.7 për qind të votave.

Deri në 20:55 për zgjedhjet parlamentare në njësinë numër 6, ku bën pjesë Tetova, janë numëruar mbi 64 për qind e votave.

Ndërsa, fitoren në komunën e Tetovës e ka shpallur edhe “Fronti Evropian”.

Ky koalicion aktualisht në tërë Maqedoninë e Veriut po prin me rreth 13 mijë vota ndaj VLEN-it.

Deri në ora 20:55, “Fronti Evropian” ka 80 mijë e 398 vota, ndërsa VLEN-i ka 66 mijë e 914 vota.