Mourinho i duhen katër fitore ose do të shkarkohet

E publikuar: 18/12/2018 08:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United është i gatshëm ta shkarkojë Jose Mourinhon gjatë programit të Krishtlindjeve.

Daily Mail shkruan sot se mënyra e kapitullimit të Unitedit kundër Liverpool e ka vënë portugezin nën presion të madh pasi që Djajtë e Kuq kanë startin më të keq në 28 vjetët e fundit.

United do të përballet me Cardiffin, Huddersfieldin, Bournemouthin dhe Newcastlen gjatë Krishtlindjeve – katër ndeshjet që mund të përcaktojnë fatin e 55-vjeçarit.

Mourinho ishte në telashe para këtij sezoni dhe mbijetoi, por tani ka mosmarrëveshje edhe me lojtarët kryesor të ekipit.

Është e kuptueshme që United do të duhet të paguajë Mourinhon një pagë prej 18 milionë funtesh për të hequr qafe.

Shuma e shkarkimit rritet deri në 22.5 milionë nëse ende është në Ligën e Kampionëve ose në një prej katër pozitave të para në momentin e shkarkimit.

Ndryshe, United zë pozitën e gjashtë me 26 pikë, 11 më pak se vendi i katërt ku gjendet Chelsea. /Telegrafi/