Gjendet statuja e një sfinksi, gjatë punimeve për mbrojtjen e një tempulli të lasht egjiptian (Foto)

E publikuar: 18/09/2018 08:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arkeologët egjiptianë, e kanë gjetur një statujë që ka trupin e luanit dhe fytyrën e njërit, në Aswan të Egjiptit.

Ministria e Antikiteteve ka bërë të ditur se sfinksi i punuar nga guri ranor, është gjetur në tempullin Kom Ombo, gjatë punimeve për ta mbrojtur themelin prej ujërave nëntokësore, transmeton Telegrafi.

Sekretari gjeneral i Këshillit Suprem të Antikës, Mostafa Waziri ka bërë të ditur se statuja sipas të gjitha gjasave, i përket epokës së Ptolemeut. Dinastia e Ptolemeut e ka udhëhequr Egjiptin për 300 vjet – prej vitit 320 deri më 30 Para Erës Sonë.

Kjo gjetje e rëndësishme, vjen vetëm disa ditë pasi egjiptologët e gjetën një vendbanim në deltën e e lumit Nil, që supozohet të jetë më e vjetër se epoka e faraonëve.

Qeveria egjiptiane po bën investime të mëdha, në kërkime dhe zbulime të reja, në mënyrë që të shtohen vizitat e turistëve, pas goditjeve politike që ndodhën më 2011. /Telegrafi/