Futbollistët me plus 300 gola

E publikuar: 11/04/2015 09:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të thyejë rekorde. Pas shënimit ndaj Rayo Vallecanos, portugezi arriti kuotën e 300 golave për Los Blancos, edhe pse ka luajtur në Madrid për vetëm gjashtë sezone, në total prej 288 paraqitje. Ai e ka shkruar emrin e tij në mesin e legjendave në Santiago Bernabeu, duke qenë prapa vetëm Raulit de Alfredo Di Stefanos në renditjen e klubit. Ronaldo ka shënuar 206 gola me këmbën e djathtë, 52 me të majtën, dhe plot 41 me kokë. Por, 30-vjeçari është vetëm një prej këtyre dhjetë emrave që kanë shënuar 300 e më tepër gola për një skuadër.

10) Dixie Dean, Everton (1925-37) – Dean është një prej futbollistëve më të mirë të lindur në Merseyside dhe shënoi 383 gola për Evertonin gjatë periudhës 1925-1937, përfshirë 60 në stinorin 1927/28.

9) Willy van der Kuijlen, PSV (1964-81) – Ai realizoi 394 gola për PSV Eindhoven, dhe prapë bëri vetëm 22 paraqitje për Kombëtaren e Holandës.

8) Lionel Messi, Barcelona (2004-deri më sot)  – Sulmuesi argjentinas është vetëm 27-vjeç por ka realizuar 398 gola për Barcelonën dhe do të ngjitet edhe më tepër në renditje në vitet e ardhshme.

398*

7) Zico, Flamengo (1971-83 dhe 1985-89) – Shpeshherë i quajtur “Pele i bardhë”, Zico shkëlqeu në dy periudhat që kaloi në Flamendo duke realizuar 401 gola.

6) Eusebio, Benfica (1960-75) – Eusebio ndihmoi Benfican të fitojë 11 tituj të ligës dhe shtatë të tjerë shtetëror. Por, ai ishte golashënues tipik dhe realizoi 474 herë për gjigantin portugez.

5) Uwe Seeler, Hamburg (1953-72) – Në nivel me Gerd Muller dhe Franz Beckenbauer në mesin e legjendave të Gjermanisë, Seeker realizoi 507 gola për Hamburgun.

4) Jimmy McGrory, Celtic (1922-37) – I konsideruar si futbollisti më i mirë në historinë e Celticut, McGrory realizoi 55 het-trika në total prej 522 golash.

3) Josef Bican, Slavia Prague (1937-48) – Slavia ishte dikur një klub i madh, i udhëhequr nnga sulmuesi që erdhi nga Austrial. Ai e braktisi Çekosllovakinë gjatë luftës së dytë botërore, por la gjurmë me 534 gola.

2) Gerd Muller, Bayern Munich (1964-79) – Muller ka shënuar 85 gola brenda një stinori në Bayern Munich duke e fituar titullin në Bundesligë më 1972. Në total, ai realizoi 573 gola për 13 edicione me gjigantin bavarez.

1) Pele, Santos (1956-74) – Edhe pse rekordi i tij zyrtar qëndron në 643 gola për skuadrën braziliane Santos, shifra 1088 i përfshin shënimet kundër një formacioni ushtarak, andaj Pele kryeson renditjen. /Zëri/