Formacionet zyrtare, Malta – Kosova

E publikuar: 17/11/2018 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Maltës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare. 

Kosova është mysafire e Maltës në ndeshjen e vlefshme për Grupi 3 në Ligën D në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kjo ndeshje pritet të fillojë nga ora 18:00 në stadiumin Ta Qali.

‘Dardanët’ synojnë fitore nga ky udhëtim, pasi tri pikët do ta afronin edhe më shumë me kalimin tutje nga grupi.

Bernard Challandes ka publikuar tashmë formacionin zyrtare.

Ashtu siç ju ka njoftuar Telegrafi, aty nuk shihet asnjë befasi dhe Challandes ka zgjedhur më të mirët.

Kosova: Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Shala, Kryeziu; Rashica, V.Berisha, Zeneli; Muriqi. 

/Telegrafi/