Katër të lënduar në një aksident mes veturës dhe autobusit në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

E publikuar: 08/05/2024 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër persona mbetën të lënduar, në një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti  tha se të lënduarit ishin pasagjerë të autobusit.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një veturë dhe një autobus) të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë në autobus). Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.”