“Euromillions”, “jackpot” marramendës (Video)

E publikuar: 30/09/2016 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë ata, që besojnë se fati mund t’u trokasë në derë me një biletë, kanë marrë pjesë në lotarinë “Euromillions”, ku “Jackpot”-i kap shifrën e 130 milionë eurove. Edhe pse mundësitë për të fituar shumën e plotë janë shumë të pakta, shumë qytetarë kanë ëndërruar se çdo të bëjnë me aq parà.”

Të gjithë ata, që besojnë se fati mund t’u trokasë në derë me një biletë, kanë marrë pjesë në lotarinë “Euromillions”, ku “Jackpot”-i kap shifrën e 130 milionë eurove. Edhe pse mundësitë për të fituar shumën e plotë janë shumë të pakta, shumë qytetarë kanë ëndërruar se çdo të bëjnë me aq parà.

“Unë do t’ia jepja familjes sime. Aq parà nuk janë për mua, që jam 65 vjeç. Unë jam mirë. Madje unë dua t’ia jap edhe fshatit tim të origjinës dhe kishës që ai ka. Le t’ua dhurojnë fëmijëve apo personave me aftësi të kufizuara”, tha një qytetar.

Ali Ajoub nga Libani ëndërron të ndërtojë të ardhmen në Bruksel.

“Unë jam këtu si investitor, dua që të bëj kompaninë time të rritet edhe më shumë, të bëjë transaksione të fuqishme import-eksporti ndërmjet Libanit dhe Belgjikës”, tha ai.

“Jackpot”-i më i madh i “Euromillions” prej 148 milionë eurosh është fituar në Europë në vitin 2014, nga një çift që jeton në Anglinë lindore. Edhe këtë herë, britanikët mund të marrin pjesë në lotarinë europiane, ndonëse votuan pro “Brexit”-it.

/ Top Channel