Bonucci me hundë të thyer, luan me maskë mbrojtëse në ndeshjen kthyese ndaj Suedisë

E publikuar: 11/11/2017 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rëntgeni i bërë ka treguar se Leonardo Bonucci ka thyer hundën pas një goditje me bërryl nga Ola Toivonen, por mund të luajë për Italinë kundër Suedisë të hënën.

Incidenti apo goditja e sulmuesit suedez drejt Bunuccit ndodhi në minutën para të ndeshjes “Play-Off” të Kupës së Botës në Solna, e cila përfundoi 1-0 për suedezët.

Sulmuesi Toivonen nuk ishte rezervuar për të hequr bërrylin dhe goditi mbrojtësin e Milanit, Bonucci, i cili luajti deri në bilbilin përfundimtar me hundë të thyer.

Bonucci, sot (e shtunë) gjatë ditës ka bërë një rëntgen për të konfirmuar diagnozën e një plage të vogël.

Momenti kur Toivonen i kërkon falje Bonuccit pas goditjes me bërryl..

Por, sipas Sky Sport Italia, mbrojtësit ka të ngjarë t’i jepet drita jeshile që të luaj ndeshjen me ndihmën e një maskë mbrojtëse.

Ndeshja e dytë e “Play-Off”-it të Kupës Botërore është në San Siro të hënën në mbrëmje me fillim nga ora 20:45.

Marco Verratti është padyshim mungesa e konfirmuar e ndeshjes, pasi ai mbushi numrin e kartonëve pas ndëshkimit me të verdhë në Solna.

Ndryshe, humbja nga Suedia në ndeshjen e parë ka vështirësuar në maksimum kualifikimin e Italisë, me trajnerin Giampiero Ventura, i cili është gozhduar nga të gjitha qarqet futbolldashëse. /Telegrafi/