Bayern Munchen, në sulm për De Sciglio

E publikuar: 29/03/2016 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas së përditshmes italiane “Il Corriere dello Sport”, gjermanët synojnë që të afrojnë në gjirin e tyre me hapjen e merkatos së verës, mbrojtësin italian Matia De Shiljo.

Ançeloti nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për 23-vjeçarin e kuqezinjve, i cili shihet si pasardhësi i kapitenit të Bajernit, Filip Lahm, që në sezonin e fundit nuk po shkëlqen me bavarezët.

Sakaq, De Shiljo nuk e ka hedhur poshtë një largim të mundshëm nga Milani në fund të sezonit. Lojtari, i cili ka kryer 22 ndeshje me përfaqësuesen italiane, ka një kontratë deri në vitin 2018 me ekipin e tij aktual. Skuadra gjermane duhet që të përballet edhe me konkurrencën e Juventusit, që thuhet se është shumë e interesuar për mbrojtësin, teksa trajneri Masimiliano Alegri e ka vënë në krye të listës së merkatos.