Godet arbitrin me kokë, 6 ndeshje pezullim

E publikuar: 14/05/2015 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arbitri jo gjithmonë ka të drejtë, por kjo nuk do të thotë se mund t’ia kthesh si të duash. John Beaton e ka parë veten në një situatë krejt të pazakontë, teksa drejtonte përballjen delikate mes Al Hilal dhe Al Sasr, në Arabinë Saudite. Duke qënë se bëhej fjalë për një sfidë që shquhet për rivalitetin historik, federata kishte vendosur që arbitrimin t’ia besonte gjyqtarit skocez.

Gjithçka dukej se po shkonte mirë, deri në momentin kur mesfushori i Al Hilal, Salem Al Dawsari reagoi ashpër ndaj një paralajmërimi të arbitrit, të cilin e goditi me kokë. Lajmi mori dhenë pa mbaruar ende ndeshja. Futbollisti në vijim u pezullua për 6 ndeshje, si dhe mori një gjobë në shifrën 8 mijë Dollarë. Në përfundim të sfidës, Beaton u shoqërua nga 10 forca sigurie në daljen nga fusha, megjithatë skocezi tha se kjo që ndodhi nuk ka pse të bëhet kaq e madhe. Sipas arbitrit, duhet patur parasysh se ishte një ndeshje vendimtare për titullin, mes dy skuadrave rivale të përjetshme./ss/