Zyrtare: Monaco shkarkon Henryn, rikthehet Jardim

E publikuar: 25/01/2019 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Monaco e ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit, Thierry Henry pas vetëm 20 ndeshjeve në krye të klubit nga Ligue 1.

Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Francës, fillimisht u pezullua, për t’iu konfirmuar sot vendimi.

Leonardo Jardim, i cili u shkarkua nga klubi në tetor, ka marrë përsipër drejtimin e klubit për një kontratë prej dy vjet e gjysmë.

“Thierry Henry është një legjendë e futbollit, por për shkak të një përzierje të pafavorshme të rrethanave, duke përfshirë, mbi të gjitha, lëndimet e shumta të lojtarëve tanë, e penguan atë që shpejt dhe efektivisht të çonte ekipin jashtë krizës”.

Thierry Henry (Photo by Michael Steele/Getty Images)

“Unë dua të shpreh mirënjohjen time për Thierry Henry për pranimin e kësaj sfide dhe përpjekjen për të udhëhequr ekipin e ish-klubit të tij gjatë një periudhe kaq të vështirë”.

“Ai ndoshta do të kishte nevojë për më shumë kohë për të zbatuar planet e tij”.

“Nga perspektiva jonë, fatkeqësisht, nuk e kemi këtë kohë, duhet të veprojmë pa vonesë”.

“Prandaj, ne kemi marrë një vendim për t’i dhënë fund partneritetit tonë me Thierry Henry”, ka thënë Vadim Vasilyev i cili e konfirmoi kthimin e Jardim. /Telegrafi/