Sport

Zyrihu të hënën në stërvitje, pret edhe Sadikun

08.07.2016 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zyrihu të hënën në stërvitje, pret edhe Sadikun

E ardhmja e Armando Sadikut mbetet ende një cështje e pazgjidhur te Zyrihu. Skuadra e sapo rënë nga Superliga zvicerane zotëron kartonin e sulmuesit shqiptar, që gjashtë muajt e fundit luajti në formë huazimi të Vaduzi. Për ironi të fatit, falë golave të 25-vjecarit kuqezi skuadra nga Lihtenshtejni mbijetoi në elitën e futbollit zviceran në dëm të Zyrihut, që zbriti në Challenge League. Gabimi që bënë drejtuesit e Zyrihut u konfirmua edhe në “Euro 2016”, me Sadikun që shënoi golin historik që i dha fitoren Shqipërisë ndaj Rumanisë. Të hënën futbollistët e Zyrihut do të nisin përgatitjet për sezonin e ri, ku duhet të jetë i pranishëm edhe Sadiku, edhe pse ishte ai shkaktari kryesor i rënies nga kategoria e klubit që zotëron kartonin e tij.

Vetë lojtari nuk ka ndërmend të qëndrojë te kjo skuadër, madje është shprehur hapur se ëndrra e tij është të luajë në Bundesligë ose në Serinë A, por presidenti Ancillo Capena këmbëngul se sulmuesi shqiptar është nën kontratë me Zyrihun deri në vitin 2018 dhe mund të largohet vetëm nëse për kartonin e tij paguajnë 9 milionë franga zvicerane. Vështirë se mund të gjendet një klub që ofron një shumë kaq të lartë për Sadikun, kështu që pritet lufta në distanca të ndizet edhe më shumë gjatë ditëve në vijim. Në kulmin e formës së tij, elbasani as që e imagjinon të luajë në Challenge League, por edhe Zyrihu nuk bën prapa. Duket se cështja “Sadiku” do të kthehet në telenovelë në këto ditë të nxehta vere.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë