Zhvillohet ceremonia e transmetimit të dokumentarit “Shija e Makaos” për 22-vjetorin e kthimit të Makaos në atdhe

E publikuar: 25/11/2021 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për ta festuar 22-vjetorin e kthimit të Makaos në atdhe, të mërkurën u organizua në Guangzhou ceremonia e nisjes së transmetimit të dokumentarit 4K “Shija e Makaos”, i prodhuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Rajoni i Posaçëm Administrativ i Makaos. Kryekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos He Yicheng dhe drejtori i CMG-së Shen Haixiong shpallen së bashku nisjen e transmetimit të këtij programi.

Dokumentari 4K “Shija e Makaos” paraqet procesin e zhvillimit të kulturës së ushqimeve të shijshme të Makaos dhe historitë që qëndrojnë para këtyre ushqimeve, duke shfaqur zhvillimin ekonomik të Makaos. Ky dokument do të shfaqet nëpërmjet CGTN-it për shikuesit e huaj.