“Kanë shku me marrë pare për veten e partinë”, Molliqaj përmend tre emrat e Qeverisë Kurti që sipas tij janë të korruptuar

E publikuar: 07/05/2024 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka hedhur akuza ndaj disa pjesëtarëve të Qeverisë Kurti që sipas tij janë të korruptuar.

A të habitin emrat që sot përmenden për korrupsion, u pyet Molliqaj.

“Jo absolutisht”, tha ai.

Teksa përmendi tre emra të Qeverisë Kurti që sipas tij kanë hyrë për të marrë para për vete dhe partinë.

“Ditën kur janë emrëru kam thënë që Xhelal Sveçla, Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi janë shku aty për me marrë pare për vetën dhe partinë, e kam thënë ditën kur janë emëru ata”, tha Molliqaj në Pressing, transmeton Express.

“Për qit punë janë ata”, tha ai.