Zemaj i përgjigjet Haradinajt: Po tenton të fitojë hapësirë opozitare

E publikuar: 04/08/2023 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i është përgjigjur deklaratave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë bashkëpjesëmarrës me Albin Kurtin në të keqen që po i ndodhë vendit.

Zemaj tha se këto deklarata i sheh si tendencë që AAK-ja të fitojë hapësirë opozitare. Duke shtuar se në vazhdimësi kanë qenë kritik ndaj Qeverisë, duke shtuar se të gjithë duhet t’i bashkëngjiten platformës, agjendës dhe rrugës se re për Kosovën të LDK-së.

“E shohim si tendencë për hapësirë opozitare. Ne e kemi rolin tonë opozitare edhe partiak. E kemi agjendën tonë programore edhe politike. I shpalosim të gjeturat. Tentojmë që të japim versione më të mira për këtë Qeveri. Në këtë formë i shohim edhe këto komunikime”.

“Asnjë adresim tjetër nuk e kemi ne raport më të tjerët ne e kemi me pushtetin i cili është duke i bërë dëm Kosovës në kuptimin funksional të saj. Të tjerët mendoj se duhet t’i bashkëngjiten edhe platformës edhe agjendës dhe rrugës se re për Kosovën të LDK-së”, tha ai.

Në lidhje me largimin e 25% të policëve përreth objekteve komunale në veri, Zemaj tha se Qeveria po merr vendime të dëmshëm në vazhdimësi, raporton EO.

“Ashtu siç janë shkeljet Kushtetues në vazhdimësi janë edhe tërheqjet dhe vendimet e dëmshme në vazhdimësi. Ishte edhe vitin e kaluar për targat. Tash morën sanksione nga BE për këtë sjelle të tillë dhe kjo tërheqje shihet si një lojë e ndytë e Kurtit në raport më dështimi  e tij në procesin e dialogut dhe rënies së tij në grackën e Aleksandër Vuçiqit”, tha ai.