Zelensky në vizitë të paparalajmëruar në Kanada

E publikuar: 22/09/2023 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një vizitë të paparalajmëruar për të mbledhur mbështetje për vendin e tij.

Sipas raportimeve kanadeze, kryeministri i Kanadasë e takoi Zelenskyn në pistën e Otavës, transmeton Telegrafi.

Ky është udhëtimi i parë i Zelenskyt në Kanada që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.

Zelensky mbërriti nga Washingtoni ku ishte takuar me presidentin amerikan Joe Biden dhe politikanë të tjerë.

Presidenti i Ukrainës ishte në Washington me shpresën për të siguruar fonde të mëtejshme për të ndihmuar vendin e tij të luftojë forcat pushtuese ruse.

Më herët gjatë javës, ai u kërkoi udhëheqësve botërorë të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në Kombet e Bashkuara në New York.

Por tensionet diplomatike janë në rritje, pasi Zelensky kritikoi Poloninë, Sllovakinë dhe Hungarinë, për ndalimin e importeve të grurit ukrainas.