Xhabiri lajmërohet nga Suedia, ka disa fjalë për Frashër Krasniqin rreth grushteve ndaj Milaim Zekës

E publikuar: 30/09/2017 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Kaçanikut, i arratisur nga drejtësia kosovare, Xhabir Zharku ka reguar ndaj deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, pasi ky i fundit përmendi emrin e tij në një debat televiziv.

E më pas, erdhi edhe në përleshje fizike me deputetin e Nismas, Milaim Zekën. Zharku e quan “rrugaç” deputetin e LVV-së, Frashër Krasiqin, transmeton Indeksonline

“Nuk kisha dashur te reagoj për vepra si kjo qe ndodhin nga një rrugaç si ky,por fakti qe me është përmendur emri me duhet te përsëris edhe njëherë se unë nuk jam dënuar për krim te organizuar,por kisha fatin e keq qe te jem ne vendin,kohen dhe me njerëz te gabuar e qe shërbim serb”, thuhet në reagimin e tij.