Vuçiq: Qeveria jonë ka marrë vendim ta rrisë numrin e të punësuarve në spitalin e Mitrovicës së Veriut

E publikuar: 07/12/2023 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se qeveria e Serbisë ka marrë vendimin të rrisë numrin e mjekëve dhe personelit mjekësor që do të jenë të punësuar në Qendrën Klinike dhe Spitalore të Mitrovicës së Veriut.

Vuçiq për kanalin që e kontrollon, TV Prva, ka thënë se në punë tek kjo qendër shëndetësore mund të llogariten edhe 50 mjekë, personel mjekësor dhe teknikë të rinj.

“Veç kësaj që është thënë, këtu ekziston edhe kuota për pranimin e mjekëve të rinj dhe personelit shëndetësor me 50 vende shtesë për Qendrën Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut. Aty është numri më i madh i pranimeve në raport me banorët, pasi njerëzit ndihen të sigurtë kur marrin punë në shërbimin shtetëror. Qeveria për këtë mori vendim.”