​Nis aksioni për lirimin e pronave të Trepça Sh.A. në veri të Mitrovicës

E publikuar: 22/04/2026 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje në zonën e barakave afër burgut në veri të Mitrovicës, për lirimin e pronave të ndërmarrjes Trepça.

Sipas njoftimit zyrtar, ky veprim vjen pasi ka skaduar afati i dhënë më herët dhe nuk është respektuar njoftimi i datës 13 shkurt 2026. Nga kompania bëhet e ditur se në këtë hapësirë ndodhen mbi 20 garazhe dhe objekte të vendosura përgjatë rrugës, të cilat konsiderohen pronë e ndërmarrjes dhe janë uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme.

“Trepça” ka theksuar se paraprakisht u është dhënë një afat 48-orësh palëve për lirimin vullnetar të hapësirës, ndërsa njëkohësisht u është ofruar mundësia për të paraqitur marrëveshje eventuale për shqyrtim.

“Ky aksion do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të pronës në menaxhim të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, kompania ka bërë të ditur se realizimi i këtij aksioni po bëhet me mbështetje institucionale.