Alban Krasniqi, bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, ka reaguar pas deklaratës që bëri sot në Kuvend deputeti i LVV-së, Fatos Geci.
Gjatë fjalës së tij, Geci u shpreh se Hashim Thaçi do të ketë fatin e njëjtë me Naim Murselin, pra, dënimin e përjetshëm me burg.
“Nuk ia dëshiroj asnjërit dënimin në Hagë sepse besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, përkundrazi ia dëshiroj kthimin dhe lirinë të gjithëve e jo veç njërit” ka shkruar Krasniqi.
Edhe gjatë seancës, Haxhiu menjëherë i kërkoi Gecit që të mos e vazhdojë më fjalën me deklarime të tilla.

















