Arrestohet i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë, policia malazeze publikon pamje

E publikuar: 21/04/2026 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Mal të Zi, Vehad Muriq (25), është arrestuar sonte, njoftoi zyrtarisht Drejtoria e Policisë.

Ai, banor i Rozhajës, kërkohej nën dyshimin se mbrëmjen e kaluar, në lagjen “Stari Aerodrom” të Podgoricës, ka vrarë me armë të ftohtë vëllezërit Denis Hoti (28) dhe Nezrin Hoti (27), si dhe Kenan Miraljemoviq (56).

Në njoftimin zyrtar thuhet se zyrtarët e Policisë, në bashkëpunim mes Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri” dhe Qendrës Rajonale të Sigurisë “Qendra”, pas një operacioni të gjerë dhe një aksioni të mirëkoordinuar, kanë lokalizuar Muriqin në qendër të Rozhajës dhe e kanë arrestuar.

Për rastin është njoftuar Prokuroria e Lartë në Podgoricë, raporton vijesti.me.