Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth deklaratave të deputetit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili uroi që “Hashim Thaçi të dënohet me burg të përjetshëm”, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se për këtë ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, duke shtuar se janë të bindur për një luftë të drejtë dhe në pafajësinë e katër krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

















