Sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u mbajt marshi “Stop Femicidit! #BollMa” dhe performanca artistike “Hope Bubble” nga Artpolis.
Në këtë marsh u tha se vrasja e grave dhe dhuna sistematike e patriarkatit duhet të marrë fund.
“Femicidi, mizogjenia e maskuliniteti toksik vazhdojnë të na terrorizojnë përditshëm. Jeta e grave cenohet çdo ditë, në shtëpi, në rrugë, në punë, në hapësira publike e private”, kanë thënë nga Artpolis.

















