Vjosa Osmani kandidate e LDK-së për Kryeministre

E publikuar: 26/08/2019 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë dhe e ka zgjedhur Vjosa Osmanin si kandidate për Kryeministre të Kosovës.

Kujtojmë se një mbledhje e tillë është mbajtur edhe të shtunën, e cila rezultoi pa kandidat, njofton Klan Kosova.

Kjo për shkak të mungesës së Agim Veliut dhe Lutfi Haziri, për të cilët u tha se janë të pakënaqur me kandidimin e Vjosa Osmanit për Kryeministre të Kosovës.

Për t’u informuar më shumë rreth mbledhjes së Kryesisë të kësaj partie, klikoni në linkun e mëposhtëm.