Ujësjellësi “Prishtina” i shkyç borxhlinjtë në zonën e Prishtinës

E publikuar: 15/05/2024 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka ndërmarrë sot një aksion të madh në zonën e Prishtinës për t’i shkyçur konsumatorët borxhlinj.

Zëdhënësja Arjeta Mjeku, tha se aksion është ndërmarrë me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për ta paguar ujin e pijshëm.

“Kjo gjë ka kosto të lartë edhe për kompaninë dhe është e papranueshme sesi bizneset vazhdojnë të mos e përfillin pagimin e ujit të pijes”, tha ajo.

Ajo tha se çdo konsumator i cili ka disa fatura të papaguara ose që kanë qasje ilegale në rrjet, do të shkyçen menjëherë nga sistemi i ujit.

“Lënda e tyre do të shkojë në përmbarim e pastaj edhe në gjykatë, derisa potencon se vjedhja e ujit është vepër penale”, tha Mjeku.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina” shtoi se është e paprecedentë sesi bizneset nuk e paguajnë ujësjellësin.

“Konsumatorët me paga të ulëta ose me kushte të vështira të jetesës janë pagues të rregullt të tyre, por ajo shton se rastet sociale bëjnë përjashtim në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, pavarësisht borxhit që mund të kenë”, tha tutje Mjeku.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës i menaxherit për kontroll dhe shkyçje, Kushtrim Zeneli, ka paralajmëruar se çdo konsumator që nuk lejojnë ekipet e Kompanisë së Ujësjellësit “Prishtina”, të kenë qasje në ujëmatës do të marrin masa më të rënda, siç është shkyçja nga rrjeti kryesor i ujësjellësit.

Zona në të cilën është zhvilluar ky aksion ishin disa biznese dhe prona private në Rrugën B të kryeqytetit.