Lajçak për dinarin: Jam i gatshëm t’i pres palët sërish kur të tregojnë gatishmëri për gjetjen e një zgjidhje

E publikuar: 15/05/2024 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takimin e sotëm, të shtatin me radhë, nuk është arritur marrëveshje me kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Lajçak në platformën “X” ka shkruar se është i gatshëm t’i presë Bislimin e Petkoviqin përsëri, kur të tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje rreth “dinarit”.

“Prita për herë të 7-të kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë mbi implikimet e rregullores së BQK-së. Fatkeqësisht, palët nuk arritën të arrijnë marrëveshje. Jam gati të pres përsëri palët nëse ato tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje të përkohshme të pëlqyeshme reciprokisht.”