Robert Fico në gjendje kritike për jetën – Autoritetet sllovake konfirmojnë atentatin ndaj kryeministrit

E publikuar: 15/05/2024 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet sllovake kanë konfirmuar se sulmi me armë ndaj kryeministrit të vendit Robert Fico ishte një atentat.

“Një zëdhënës i ministrisë së brendshme sllovake konfirmon se një atentat është kryer ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico”, raporton BBC.

Ndërkohë gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Në faqen e Robert Ficos në Facebook thuhet se “se kryeministri sllovak u qëllua disa herë dhe aktualisht është në një gjendje të rrezikshme për jetën dhe se ai po transportohet me helikopter në qytetin e afërt të Banska Bystrica”.