Vetëvendosje deklarohet rreth ftesës së Thaçit për takim

E publikuar: 19/07/2017 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë u ka dërguar ftesë partive politike të cilat kanë siguruar ulëset në Kuvend, për takimin konsultativë më datën 24 korrik.

Megjithëse, për këtë takim ende askush nuk është deklaruar zyrtarisht, duket se Vetëvendosjes është e bindur që të mos marr pjesë.

Kjo mbetet të nënkuptohet nga deklarata e deputetes nga radhët e VV-së, Aida Dërguti e cila konsideron se ky takim është i panevojshme dhe i paarsyeshëm.

“Hashim Thaçi e ka një obligim kushtetues që të propozojë datën e seancës dhe nuk ka nevojë të luaj rolin e ndërmjetësit duke takuar partitë që nuk ka kurrfarë nevoje, as kurrfarë arsye. Ai le ta përmbush detyrën e vet kushtetuese le ta propozoi datën për seancë. Tashmë po i dëgjojmë PAN që po thonë se i kemi numrat, kjo është krejt në rregull e kanë afatin prej 30 ditësh ta përmbushin dhe ta thirrin seancën”, ka thënë Dërguti.

Ndërsa, sa u përket deklarimeve të PAN se tashmë i kanë siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë, Dërguti thotë se këtë duhet ta dëshmojnë në Kuvend.

“Të shkojnë në kuvend dhe të na tregojnë numrat. S’ka nevojë më deklarime, që një muaj ditë janë duke na mbajtur. Të shkojmë në Kuvend dhe le të na tregojnë numrat. Dhe nuk duhet të mbushen më me deklarata boshe”, ka shtuar ajo.

Sipas ftesës së Thaçit, takimi do të mbahet me datë 24 korrik në orën 10:00.