Vendim i turpshëm i FSHF-së për flamurin historik ‘Autochthonous’

E publikuar: 02/04/2016 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Futbollit të Shqipërisë, nuk dëshiron që flamuri autokton të jetë i pranishëm në ndeshjet e Kombëtares.

FSHF i ka dërguar kërkesë Federatës së Futbollit të Luksemburgut, duke kërkuar që flamuri autokton të mos lejohet të futet në stadium.

Një gjë e tillë konfirmohet në videon e siguruar nga “Telesport”.

Aty shihet se si njëri prej pjesëtarëve të sigurisë, që kontrollon tifozët shqiptarë në hyrje të stadiumit sqaron kërkesën e bërë nga FSHF-ja.

Polici luksemburgas mban në dorë dizajnin e “Autochthonous”, i cili është dhënë urdhër të mos futet në stadium.